Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian kundrejt Ballkanit Perëndimor sa i përket procesit të zgjerimit. Nga Konferenca e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, Rama ka pohuar se Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë procesin e integrimit, ku sipas tij nuk duhet punuar vetëm në aspektin ekonomik për tregun e përbashkët. “Evropa duhet të ndajë mendjen për atë çfarë po ndodh, sepse ka ndryshuar sa i takon qëndrimit kundrejt nesh, ka ndryshuar s ai takon ritmit të përfarimit me BP. Por ajo çfarë po ndodh është që ndryshon shumë ngadalë dhe shumë pak. Mund të flasim gjithë ditën për procesin me meritë, por ka ardhur koha të bëjmë një ndarje të qartë, proces i bazuar në meritë duhet të jetë për një gjë, të drejtën e votës në Këshillin Evropian, bazuar në meritë nuk mund të nënkuptojë sjelljen e të gjitha vendeve në tregun e përbashkët. Integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Rama e sheh më shumë si nevojë të vetë Bashkimit Evropian se sa të vendeve të rajonit.