Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mohuar se vendi do t’i pranojë azilkërkuesit nga shtetet e tjera, në kohën kur Londra zyrtare ka thënë se po përpiqet të arrijë një marrëveshje për t’i kaluar ata në Shqipëri. “Shqipëria nuk do të jetë kurrë një vend ku vende shumë të pasura do të krijojnë kampe për refugjatët e tyre, asnjëherë”, tha Rama kur u pyet nga gazetarët për shkrimet e mediave britanike për mundësinë e krijimit të një kampi në Shqipëri, ku mund të strehoheshin azilkërkues që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar. Mediat britanike raportuan së fundmi se në Shqipëri mund të ngrihet një kamp refugjatësh apo azilkërkuesish dhe se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po zhvillon “bisedime diskrete” me Qeverinë shqiptare për krijimin e një qendre apo kampi të tillë. Kohët e fundit, numri i emigrantëve që kalojnë Kanalin nga Franca drejt Britanisë së Madhe ka arritur në mbi 1000 në ditë.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …