Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur ditën e sotme me urimin për ditëlindjen e shtetit të Kosovës. “MIRËMËNGJES dhe me urimin për ditëlindjen e shtetit të Kosovës, ju dëshiroj një të diel të bukur të gjithëve”, ka shkruar ai. Edi Rama gjatë ditës së djeshme ka mbajtur një fjalim para mijëra qytetarëve të Vlorës, në kohën kur në Tiranë po zhvilloheshin protesta e dhunshme, ndërsa Salih Berisha bërtiste para turmës se Rama ka ikur nga kryeministria nga frika prej protestuesve.
