Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë foto në faqen e tij zyrtare, ndërsa ato i shoqëron me mbishkrimin “Me marshin e drejtësisë”. Me pankartat “Liria ka emër”, “Nuk mund të gjykoni UÇK-në në emër të popullit, sepse UÇK është vetë populli”, “Të gjithë ata që harrojnë të kaluarën e tyre janë të dënuar ta rijetojnë atë”, pjesëmarrësit bënë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin. Ish-drejtuesit e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, akuzohen me pretendimin se kanë kryer krime lufte dhe aktualisht ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020, ka shkruar kryeministri Edi Rama.
