Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Me kërë rast kryeministri Rama ka deklaruar se me kënaqësi zhvilluam sot një bashkëbisedim shumë të hapur e miqësor me kryetarin reformator të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe delegacionin nga Prishtina. Ndërkohë kryetari i LDK-së, Abdixhiku tha se takimet me kryeministrin shqiptar janë gjithnjë të veçanta, derisa shtoi që me ftesë të tij ka qëndruar në vizitë në Tiranë. “Me Edin biseduam për bashkëpunimin ndërpartiak; për punët e partive tona përpara, por mbi të gjitha, biseduam për nevojën e domosdoshme për bashkërenditje të ngushtë të politikave mes dy shteteve – sidomos në periudhën e tanishme nëpër të cilën po kalon rajoni.  Shqipëria, vend i NATO-s, më shumë se vend fqinj i yni, ka shumë për t’i dhënë Kosovës; e Kosova, vend që aspiron NATO-n, ka shumë për të marrë nga Shqipëria”. Prandaj, thotë Abdixhiku, përfaqësuesit politikë të të dy shteteve e kanë për obligim patriotik që këtë komunikim e këtë relacion ta mirëmbajnë në nivelet më të larta, më të afërta e më të qarta.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …