Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veriun e Kosovës. Ai ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës, pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave veriore, gjyqtarëve dhe policëve serbë. “Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA dhe BE. Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të planit franko-gjerman dhe bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog”, ka thënë Rama. Sa i përket Asociacionit, Rama ka thënë se e mirëkupton Kosovën, porse i mirëkupton edhe aleatët ndërkombëtarë. Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar vazhdimisht dialog me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët!” – ka shkruar Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …