Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sërish për procesin gjyqësor kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sërish për procesin gjyqësor kundër  ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai në një postim të tij derisa ka shpërndarë fjalimin e ish-presidentit Hashim Thaçi të bërë sot në Speciale, ka shkruar se “është një çorbë e shpifur, kur i sheh ata që udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë”. Ai ka shtuar se UÇK nuk do të mundet nga padrejtësia. Por prapëseprapë është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurura me trafik organesh, ka shkruar kryeministri, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …