Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar mbi operacionin e policisë në Tiranë, Shkodër dhe në Hollandë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar mbi operacionin e policisë në Tiranë, Shkodër dhe në Hollandë. Në postimin e tij Rama shkruan se ky aksion ka treguar edhe një herë vendosmërinë e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit. “Policia e Shtetit foli përsëri me forcën e vendosmërisë sonë në luftën kundër krimit. Forca e Ligjit prangosi rrjetin kriminal të Shkodrës pas një pune policore disamujore të shtrirë edhe jashtë vendit. Respekt dhe për vendosmërinë e Prokurorisë. Forca e Ligjit po përshkallëzohet”, shkruan Rama. Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në një deklaratë për mediat kanë njoftuar se janë arrestuar në total 11 persona, duke përfshirë këtu edhe të arrestuarit e aksionit të zhvilluar pak ditë më parë, në lagjet Kiras dhe Dobraç. Policia njofton se ditën e djeshme përveç Safet Bajrit janë arrestuar edhe 10 persona të tjerë, të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal.

Kontrolloni gjithashtu

Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje

Drejtoresha  e Kooperativës Bujqësore “Krusha”,  Fahrije Hoti,  ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …