Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit në Shkup ka folur për nismën Ballkani i Hapur. Ai ka thënë se dëshiron që një nismë të tillë ta lë anash dhe të fokusohet 100 % tek Procesi i Berlinit, duke nënvizuar se edhe po të kthehej 1 mijë herë mbrapa do ta ribënte përsëri Ballkanin e Hapur dhe sipas tij janë shifrat që flasin për të mirat që i kanë ardhur rajonit nga një nismë e tillë. Ballkani i Hapur nuk është nismë përjashtuese. Është një nga 72 nismat në rajon. Dhe çfarë e keqe i ka ardhur rajonit nga Ballkani i Hapur, përveç të mirave. Merrni shikoni shifrat e tregtisë mes vendeve. Çfarë është bërë nuk zhbëhet. Çfarë është bërë ka shërbyer që edhe Procesi i Berlinit që është ombrella dhe e i cili do të fokusohem 100 %, pasi Shqipëria që është mikpritëse e Procesit të Berlinit, ka përfituar nga Ballkani i Hapur”, ka thënë mes tjerash kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron për një vizitë dy ditore në vendet e rajonit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …