Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar në Berlin për një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Ky takim i Ramës është në vijim të vizitave për mirë-organizmin dhe mbledhjen e fondeve në kuadër të Konferencës së Donatorëve që do të mbahet më 17 shkurt. Gjithashtu në fokus do të jetë edhe çështja e çeljes së negociatave. Po ashtu në këtë takim kreu i qeverisë do ta njohë kancelaren me progresin e Shengenit ballkanik, ndërkohë që pas Berlinit, Rama do udhëtojë drejt Brukselit ku do të takojë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen.
