Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar të gjithë shqiptarët në prag të Vitit të Ri. Në fjalimin e tij, Rama theksoi aspiratën kombëtare për ta çuar Shqipërinë drejt integrimit në Familjen e Bashkuar Europiane. Këtë vit e kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë, tha Rama, duke nënvizuar progresin e arritur në vitin 2024. Ai shtoi se 2025-ta dhe vitet pas saj do të jenë një rrugëtim drejt arritjes së qëllimeve madhore, që do ta vendosin Shqipërinë në majat e integrimit europian. Kryeministri theksoi rëndësinë e momenteve familjare në këtë ditë të veçantë, duke ftuar qytetarët të ndajnë çastet e ndërrimit të viteve me të dashurit e tyre. “Sot është ajo dita e vetme për të zbritur dhe për të qëndruar me familjet tona, duke pritur Vitin e Ri,” tha ai. Rama e përmbylli mesazhin me urimin: “Gëzuar një Vit të Ri në ngjitje, me shëndetin top, me mbarësi e gëzime në familjet tuaja.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, thotë se mashtrimi dhe korrupsioni i Qeverisë Kurti kanë dalë sheshit gjatë mandatit të saj
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se mashtrimi dhe korrupsioni i …