Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vazhduar serinë e takimeve bilaterale, në Nju Jork, sot kryeson mbledhjen e KS të OKB-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vazhduar serinë e takimeve bilaterale, në Nju Jork, sot kryeson mbledhjen e KS të OKB-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vazhduar serinë e takimeve bilaterale,  në Nju Jork,  me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah Bin Zajed. Ai shkruan me këtë rast  se në takim u fol për finalizimin e paketës së investimeve në Shqipëri, si edhe për vizitën në Tiranë të Presidentit të EBA-s, Sheik Al Nayan. Kryeministri Edi Rama në Nju Jork po  shoqërohet  nga ministri Punëve të Jashtme Igli Hasani. Sot në orën 11.00, kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama kryeson drejtimin e mbledhjes të Këshillimit Sigurimit ku për të dytën herë  gjatë vitit të fundit Shqipëria mban presidencën. Pritet që kësaj seance me debat e kryesuar nga Shqipëria, t’ i bashkohet edhe presidenti Ukrainës Vladimir Zelenski. Tema për diskutim në këshill do të jetë: Mirëmbajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …