Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Britanisë së Madhe, z Sunak, lidhur me situatën e emigrantëve shqiptarë që kalojnë kanalin. Sipas Ramës, kryeministri britanik i ka shprehur keqardhjen e tij lidhur me akuzat që kanë dalë nga politikanët britanikë kundër shqiptarëve. “Kam pasur një bisedë jo të shkurtër me Kryeministrin e Britanisë së Madhe. Më shprehur keqardhjen për atë që ka ndodhur për deklaratat e pa menduar dhe të lëshuar në raport me Shqiptarët. Kemi diskutuar për këtë çështje dhe jo vetëm për këtë. Nuk kemi folur për asgjë të re. Për të bashkuar forcat, kam përsëritur të gjitha këto që kam thënë.” “Shpresoj që do kemi një këmbim vizitash. Nuk ka ndodhur që të ketë një vizitë bilaterale. Ka ardhur në Shqipëri edhe Tonny Blair por për çështje të tjera”, tha Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …