Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryetarin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë samitit të NATO-s, i cili edhe sot po mbahet në Vilnius të Lituanisë. Edi Rama ka shkruar me këtë rast se me kryetarin e Turqisë, Erdogan ka biseduar për situatën në rajonin e Ballkanit e veçmas për tensionet në veriun e Kosovës. Gjatë pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s, bëhet e ditur se Kryeministri, Edi Rama ka takuar edhe kryetarin francez, Emmanuel Macron. Ai ka saktësuar se kryetari i Francës së shpejti do të qëndrojë për një vizitë, në Shqipëri. Edi Rama ka takuar edhe shumë personalitete të njohura të Evropës e më gjerë gjatë dy ditëve të Samitit të NATO-s.
