Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbajti një takim me kryetarin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdoan, në Stamboll

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  mbajti një takim mekryetarin  e Turqisë, Recep Tayyip Erdoan, në Stamboll. Ai u takua me kryetarin Erdogan në mjediset e TRT World Forum, që zhvillohet në Turqi. Në një postim të tij, Edi Rama ndau momente nga takimi me Erdogan, me të cilin diskutoi mbi ecurinë e marrëdhënieve bilaterale, situatën në rajon, Komunitetin e Ri Politik Europian, si edhe për luftën në Ukrainë. Edi Rama po merr pjesë në TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …