Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ambientet e QSUT, iu ka nënshtruar një operacioni në hernie, një problem që kryeministri e ka raportuar edhe më herët. Mësohet se kryeministri, Rama, është operuar nga doktori Arben Gjata. Kohë më parë, Edi Rama iu kishte nënshtrua një tjetër operacioni për heqjen e apendicitit. Kirurgu Arben Gjata, i cili kreu ndërhyrjen në hernien ingunale të kryeministri Edi Rama, është shprehu se operacioni ka zgjatur rreth dy orë. Në një prononcim për News24, mjeku është shprehur se gjendja e kryeministrit është stabile, por natën e ka kaluar në ambientet e spitalit, Nënë Tereza.
