Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur sot në kuvend, ka folur për Eurobondin

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, në fjalën e tij në kuvend, ka folur në lidhje me Eurobondin. “Ka një keqkuptim të madh në lidhje me aktin normativ dhe Eurobondin, i cili nuk është borxh i radhës por mekanizëm financimi me likuiditeteve të vetë borxhit. Nuk është siç tha Fatmir Mediu marrim borxhe të lajmë borxhe. Është një mekanizëm që na lejon të rrisim shpenzimet dhe të përballojmë të gjithë proceset e financimit të borxheve të marra të të gjithë viteve të mëparshme. E vërteta është se kur përsërisni borxhin 80% dhe më të lartin në histori, ku u thoni njerëzve se ka vetëm marrje borxhi dhe një situatë të dalë jashtë kontrollit kujtohuni pak se nuk ka qenë as 15 vjet më parë e as 20 vjet më parë, por kanë qenë ato të linjës së opozitës. Kur ne kemi marrë pushtetin ka qenë 74 për qind. Momentin kur ne e ulëm në 63 % atë borxh në momentin që ne flasim sot ka ndodhur dy ngjarje të rënda tërmeti dhe pandemia”, ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …