Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në krye të një delegacioni qeveritar ka filluar vizitën dyditore, zyrtare, në Turqi. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdoğan, delegacionin nga Shqipëri e ka pritur me ceremoni zyrtare. Në delegacionin e Shqipërisë për veç kryeministrit, Edi Rama ndodhen edhe ministri i Mbrojtjes Bledi Çuçi, Ministrja e transporteve dhe infrastrukturës Belinda Balluku, ministria e arsimi,t Evis Kushi, zëvendës ministri i Punëve të Jashtme, Gent Tare si dhe drejtori policisë së shtetit, Ardi Veliu. Lidhur me këtë vizitë dy ditore në Turqi, kryeministri, Edi Rama ka thënë se vizita është bërë me ftesë të Presidentit Erdoğan dhe ka hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive, pasi edhe janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit tonë strategjik. Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, në takimet që do të zhvillohen në kuadër të vizitës, marrëdhëniet bilaterale midis Turqisë dhe Shqipërisë do të rishikohen në të gjitha dimensionet, si dhe do të trajtohen hapat që mund të merren për zhvillimin e bashkëpunimit.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …