Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qëndruar në Presidencën e Kosovës ku është pritur nga kryetarja Vjosa Osmani. Prania e tij në Kosovë është në kuadër të vizitave në vendet e Ballkanit, të cilin e nisi sot. Edi Rama pas Vjosa Osmanit u takua edhe me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca. Sipas njoftimit nga Presidenca, në takim u diskutua për samitin e NATO-s, i cili do të mbahet gjatë korrikut në Vilnius të Lituanisë, për samitin e Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Tiranë në tetor të këtij viti si dhe për situatën aktuale në Kosovë e rajon, në raport me zhvillimet e fundit të sigurisë në veri të vendit. Presidentja Osmani dhe kryeministri Rama u dakorduan që të vazhdojnë koordinimin në të mirë të qytetarëve të dy shteteve tona si dhe në të mirë të paqes dhe sigurisë rajonale. Në takim thuhet se ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …