Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Samitin e Këshillit të Evropës në Islandë, akuzoi Gjykatën Speciale, që u bazua në raportin e Dik Martit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po merr pjesë në Samitin e Këshillit të Evropës, që po zhvillohet në Islandë. Në fillim të takimit të tij  në këtë samit  ai sjellë në vëmendje gjykimin e padrejtë që po u bëhet krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Unë them se tërë kjo  ishte një propagandë djallëzore që zanafillën e ka në Rusi dhe bëhej për të njollosur imazhin e Shqipërisë dhe të Kosovës. Presidenti i Kosovës gjykohet nga një gjykatë e botës demokratike, por e mbështetur në një raport të vitit 2011, i cili në mënyrë djallëzore u shpronësua në mënyrë të djallëzuar nga presidenti rus Vladimir  Putin. Akuza të pabazuara për trafikim të organeve njerëzore u ngritën si një fushatë kriminale që njollosi Shqipërinë dhe Kosovën  dhe kur dëgjova propagandën e Kremlinit të flasë për trafikimin e organeve njerëzore nga neonazistët në Donbask, m’u duk sikur pashë presidentin e Ukrainës Vladimir  Zelensky,   të gjykuar 10 vjet më vonë nga një gjykatë e veçantë, e ngritur mbi akuza absurde.

Kërkoj ndjesë për këtë çelje brutalisht jokonvencionale, por  është tejet dekurajuese të dish se situata ku ndodhet ish-kryetari i Kosovës dhe i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e saj nisi nga Këshilli Evropës. Do të isha fajtor nëse do të rrija i heshtur, se asambleja e Këshillit Moral ka detyrimin që të gjykojë dhe rishikojë çdo gabim e në këtë rast ti hapë rrugë tërheqjes së raportit që në mënyrë të rreme etiketoi Shqipërinë si bazë për trafikimin e organeve njerëzore të çuar nga Organet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të refuzosh të përballesh me të vërtetën sot do të ishte më keq sesa të bëhej ky gabim i rëndë para 12 vitesh ku shumë votuan atë raport të turpshëm. Sot ka ndryshuar dhe Rusia nuk është më anëtare dhe pse numri i rusëve që punojnë është mbresëlënës dhe uniteti i këshillit për mbështetjen e luftës së Ukrainës është i jashtëzakonshëm. Shqipëria nuk ka pasur iluzione për natyrën e regjimit të Moskës dhe marrëdhënia jonë me të ka qenë jo ekzistuese që me vdekjen e Stalinit. Shqipëria është shumë e vogël për të ndikuar në fatet për një luftë të tillë vendimtare por çdo gjë të vogël që kemi bërë për Ukrainën e kemi bërë për qëndresën e Ukrainës, kjo është gjëja më e bukur që do të marrim nga ky samit në Islandë”, ka thënë ai. (abcnews.al)

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Kamberi dorëzon materiale arkivore mbi represionin ndaj shqiptarëve në Institutin për Krime Lufte

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka dorëzuar një sërë materialesh arkivore Institutit …