Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka drejtuar takimin e djeshëm të Këshillit të Sigurimit. Rama në fjalën e tij ka njoftuar me rendin e ditës, duke treguar se presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky, do t’iu drejtohet anëtarëve të Këshillit të Sigurimit i pari. Për një gjë të tillë kishte shprehur mospajtim Rusia, duke marrë fjalën dhe duke pyetur kryeministrin Rama se ku është bazuar për t’ia dhënë fjalën presidentit të Ukrainës. Rama ka thënë se një vendim të tillë e ka marrë mbi bazën e praktikës së ndërtuar në Këshill të Sigurimit, duke thënë se Zelensky edhe herë tjetër i është drejtuar Këshillit të Sigurimit. “Dua t’i njoftojë kolegët tonë rusë, që ky s’është një operacion special i Presidencës Shqipërisë, por është vazhdim një vendim i marrë mbi bazën e praktikës së vendosur”, ka thënë Rama, duke shtuar se është në pajtim me udhëzimet e Kombeve të Bashkuara.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …