Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mikpriti në sheshin “Italia” para stadiumit kombëtar, një nga një lideret e Bashkimit Europian dhe ata të vendeve të Ballkanit Perëndimor në nisje të Samitit që po mbahet sot në Tiranë. I pari që mbërriti ishte Oliver Varhelyi, Komisioneri Europian. Ekspertët e vendeve të BE kanë firmosur sot edhe marrëveshjen e parë, atë të “Roaming” që parashikon uljen e tarifave me Ballkanin Perëndimor. Parashikohet që marrëveshja të nis zbatimin më 1 tetor të vitit 2023. Kjo është marrëveshja e parë e nënshkruar, nga 7 që pritet të miratohen ditën e sotme në këtë samit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …