Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se do të ketë rritje page për disa kategori në disa sektorë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë ka bërë të ditur se  do të ketë rritje page për disa kategori. Ai tha se është marrë vendimi për të mbështetur punonjësit e policisë të kenë një shtesë page, konkretisht niveli bazë do të kenë një shtesa prej 15 për qind, ndërsa niveli i mesëm 7 për qind.  Kryeministri Rama dha lajmin se shtesa page do të kenë dhe punonjësit e administratës, punonjësit e gardës si dhe zjarrfikësit Policia e Shtetit, në nivelet bazë, të gjithë punonjësit e policisë në nivel inspektorësh dhe niveli i mesëm, të kenë një shtesë page. 15 për qind rritje do të ketë niveli bazë, 7 për qind niveli i mesëm”. E njëjta vlen për Gardën e Republikës, Policinë e Burgjeve, zjarrfikësit, administratën publike. Të gjitha këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë”, shtoi kryeministri. E njëjta gjë do të ndodhë me pensionet, që janë riindeksuar dhe kemi rritje prej 9.5 për qind në raport me pensionin e një viti më parë. E njëjta gjë me familjet me ndihmë ekonomike, që kanë një rritje prej 10 për qind. Po ashtu, për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjeç, që janë me ndihmë ekonomike, bëhet dyfishim i ndihmës. Patjetër edhe indeksimi për personat me aftësi të kufizuar”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …