Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pas vizitës dyditore në Turqia, nesër do të udhëtojë për në Greqi

Burimet e medieve në Shqipëri bëjnë me dije se  kryeministri, Edi Rama,  nga Turqia do të udhëtojë  për në Greqi, dhe në vazhdim do të zhvillojë një takim “kokë më kokë” me ministrin e jashtëm, Nikos Dendias. Në vazhdim do të drekojë në kryeministrin Micotakis, pastaj largohet nga Greqia. Kjo vizitë e paralajmëruar vjen menjëherë pas vizitës së tij në Stamboll ku u prit me ceremoni që tërhoqi vëmendjen. Pak ditë para udhëtimit në Turqi, Rama bisedoi në telefon me ministrin e jashtëm grek. Të dyja vizitat po zhvillohen edhe në kontekst të tensioneve dhe diskutimeve që kanë të bëjnë me zgjerimin 12 milje të Greqisë në det dhe marrëdhënies së tensionuar turko-greke.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …