Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përshëndeti sot nisjen e stërvitjes së përbashkët shumëkombëshe, drejtuar nga Komanda Evropiane e SHBA-së ““Mbrojtësi i Evropës 2021″.ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, Rama u shpreh se, organizimi për herë të dytë në Shqipëri i stërvitjes më të madhe ushtarake në Evropë është një privilegj i posaçëm për FA-të e Shqipërisë, të cilat janë pritëse dhe pjesëmarrëse të kësaj stërvitjeje. Rama vlerësoi se, organizimi i stërvitjeve, “Mbrojtësi i Evropës 2021″, për herë të dytë në Shqipëri vë në pah edhe përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve tona ushtarake, falë edhe mbështetjes së paçmuar të aleatëve tanë amerikanë dhe aleatëve të tjerë të vendeve të NATO-s. Shqipëria nuk ka qenë kurrë më lart në nivelin e respektit ndërkombëtar dhe sot, e ulur në tryezën e Këshillit të Sigurimit krah për krah me Shtetet e Bashkuara si bashkë pengë mbajtëse për çështjen e Ukrainës, ajo merr një profil dhe një rol, që jo vetëm e ngarkon me përgjegjësi të jashtëzakonshme, por edhe e vë në dukje se çfarë përparimi dhe çfarë pjekurie ka arritur vendi ynë, ka thënë Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …