Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste foli për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në vitin 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror 2025, i cili po mbahet në Davos të Zvicrës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori  pjesë në Forumin Ekonomik Botëror 2025, i cili po mbahet në Davos të Zvicrës. Forumi bën bashkë rreth 3000 liderë, nga mbi 130 vende, mes të cilëve, 350 liderë qeveritarë, duke përfshirë 60 kryetarë shtetesh dhe qeverish për të adresuar sfidat kryesore globale dhe rajonale. Takimi i 55-të Vjetor i Forumit Ekonomik Botëror mblidhet nën temën “Bashkëpunimi për Epokën Inteligjente”, me diskutime që fokusohen në pesë shtylla thelbësore, të ndërlidhura, me rëndësi të posaçme për një të ardhme të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të begatë. Kryeministri do të marrë pjesë në disa tryeza të rrumbullakëta, si dhe do të jetë pjesë e paneleve që do të organizohen. Edi Rama gjithashtu do të takohet me autoritet, liderë të biznesit, drejtues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe personalitete të tjera pjesëmarrëse.

Kontrolloni gjithashtu

Richard Grenell

Richard Grenell, ka reaguar kundër deklaratës së kryekuvendarit, Konjufca, i cili fajësoi kryetarët amerikan, Obama dhe Biden

Richard Grenell, Emisar Presidencial për Misione të Posaçme në administratën Trump, ka reaguar kundër deklaratës …