Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, i cili po i zhvillon punimet sot edhe nesër në Slloveni. Kryeministri, Rama ka folur para panelit të Liderëve në Forumin Strategjik të Bledit, i cili këtë vit fokusohet te solidariteti. Forumi zhvillohet çdo vit në fund të verës, si një platformë gjithëpërfshirëse me një pjesëmarrje të larmishme personalitetesh nga fusha e politikës, diplomacisë, ekonomisë, sektorit privat e publik dhe akademikë, të cilët mblidhen së bashku për të diskutuar sfidat kryesore në shekullin 21. Qëllimi i Forumit është të inkurajojë aktorët pjesëmarrës për të diskutuar dhe shkëmbyer mendime dhe për të gjetur zgjidhje novatore për sfidat rajonale dhe globale. Konferenca e këtij viti do të mbahet nën titullin “Solidariteti për Sigurinë Globale” dhe do të jetë forumi më gjithëpërfshirës dhe përfaqësues global deri më tani.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …