Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të vizitës në Azerjbajxhan, u takua me kryetarin e këtij shteti aziatik, Ilham Alijev, në kryeqytetin Baku. Ai theksoi me këtë rast se, në takim u bë një bilanc i ecurisë së marrëdhënieve mes dy vendeve, pas vizitës së Alijevit në Shqipëri, ku u vendosën piketa të rëndësishme konkrete, të bashkëpunimit. Gjithashtu, në këtë takim Rama falënderoi kryetarin Aliyev, për dekretin presidencial të hapjes të ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë. Në këtë vizitë, kryeministri Edi Rama, shoqërohet nga zëvendë-kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.(ATSH)
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …