Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Turqi. Ai në kuadër të kësaj vizite, ka takuar dhe ka biseduar miqësisht me kryetarin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Kryeministri, Rama me këtë rast është pritur nga kryetari Erdogan, në Pallatin Presidencial të Turqisë. Tani për tani nuk janë dhënë detaje për arsyen e vizitës së tij në Turqi, por dihet se Rama dhe Erdogan takohen shpesh dhe bisedojnë për çështje ndër më të ndryshmet.
