Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron për një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të kryetarit, Rexhep Tajip Erdogan

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron për një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të kryetarit, Rexhep Tajip Erdogan

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  po qëndron për një vizitë zyrtare, në Turqi,  me ftesë të kryetarit, Rexhep Tajip Erdogan transmeton Anadolu. Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, në kuadër të vizitës, në Ankara do të zhvillohet takimi i parë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Shqipëri, nën kryesimin e Erdoğanit dhe Ramës. Në mbledhjen e Këshillit do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi-Shqipëri dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh. Gjatë diskutimeve me Shqipërinë, aleatin e NATO-s, do të shkëmbehen ide mbi marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan, mbi bazën e mirëkuptimit për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, thuhet në njoftimin zyrtar. Në kuadër të takimit është planifikuar edhe nënshkrimi i teksteve të ndryshme ligjore që do të japin kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet Turqi-Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …