Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron për vizitë ne Turqi. Ai përmes një postimi ka falënderuar kryetarin turk, Rexhep Taip Erdogan, për mikpritjen në rezidencën e tij verore në Marmaris. “Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar, Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmara, folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me pandeminë, pastaj ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka shkruar kryeministri Rama në një postim të tij.
