Mbrojtja e Territorit dhe zbatimi rigoroz i Kodit Penal për aktivitetet e paligjshme, nga ndërtimet pa leje tek prekja e pyjeve, lumenjve, liqeneve dhe zonat e mbrojtura natyrore e kulturore, duhet të bëhen urgjentisht prioritet i njëjtë me luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit për Policinë e Shtetit.Ky është mesazhi dhe objekti që do të shpaloset sot nga Qeveria shqiptare në një aktivitet të posaçëm, ku do të flitet pikërisht për këto çështje kaq të rëndësishme për Shqipërinë sot. Në aktivitetin që filloi rreth orës 11:00 është i pranishëm edhe Kryeministri Rama, ministrat Bledi Çuçi, Etilda Gjonaj dhe Blendi Klosi, drejtuesit e policisë dhe drejtori i ri i INUK.
“Me ndërhyrjet e fundit në kodin penal në ligjin për disiplinimin e ndërtimeve edhe nga ana tjetër kërkohet një paketë e re aktesh nënligjore. Të gjitha përgjegjësitë dhe ndërveprimet të jenë të qartë për të gjithë. Është e rëndësishme të kuptohet nga të gjithë këtu në rradhë të parë se çdo ndërtim pa leje sot rrit në mënyrë të ndjeshme kostot e përbashkëta nesër.
Duke cënuar pronën publike apo private duke cënuar planet e zhvillimit buxhetin e shtetit pasi vetiu kthehet në një çështje sociale apo financiare si rezultat i inertësisë së një procesi legalizimesh që përndryshe ska për të përfunduar kurrë në rast se nuk vihet pika fund.
Kemi ndërtimet me leje që bëhet vatra abuzive ku mbi lejen e dhënë ndërtohen volume të tjera dhe krijohen deformime të mëdha me kosto për komunitetin zhvillimin dhe për të ardhmen. Që policia e shtetit e ka kapacitetin ta kontrollojë në çdo centimetër territorin këtë e tregon 1 fakt i thjeshtë.
Kur vjen puna për një mur, një çati në fund të botës në zona rurale gjendet polici që shkon atje dhe që i kërkon llogari një fshatari. Për abuzime në zona turistike në buzë të rrugës që nga Velipoja deri në Sarandë atëherë çuditërisht nuk gjendet i njëjti polic i zellshëm. Vendosim kontroll absolut në territor.
Paketë aktesh rregullatore mbi të cilat duhet të funksionojë kjo fazë e re ku sikurse e tha dhe ministri i brendshëm çdo krim ndaj territorit duhet të jetë për policinë i barasvlefshëm me çdo aspekt të saj që nga krimi korrupsioni te trafiku i lëndëve narkotike. E pamundur të vazhdojë të tolerohet një situatë e tillë”, tha Rama.