Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot ishte për vizitë në Sarajevë në ditën e dytë dhe të fundit të rrugëtimit të tij në vendet e Ballkanit në kuadër të Procesit të Berlinit. Ai ka zhvilluar takime me krerët e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë në kuadër të Procesit të Berlinit. Kryeministri, Edi Rama u prit nga ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës, Elmedin Konakoviç. Ai ka mbajtur një konferencë të përbashkët me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës, Borjana Kristo. Më vonë kryeministri Edi Rama ka rrugëtuar për në Podgoricë ku ka biseduar me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Vizitën e tij Edi Rama e përmbyll në Beograd në takim me kryetarin e Serbisë, Vuçiq. Dje, ai zhvilloi takime në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë. Në Maqedoninë e Veriut u prit nga Dimitar Kovaçevski, me të cilin ranë dakord lidhur me nevojën e maksimalizimit të përfitimeve ekonomike përmes projekteve të parashikuara në Iniciativën e Berlinit. Gjatë qëndrimit në Kosovë, dje Edi Rama u takua me kryetaren Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca. Një takim me kryeministrin Albin Kurti mbeti pa u realizuar, edhe pse Rama u shpreh optimist se do të ketë një të tillë, pas nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy vendeve. Vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në vendet e Ballkanit ka ngjallur interesin dhe aprovim të qarqeve politike evropiane e më gjerë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …