Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me thirrjen që ia ka bërë Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë, kryetarit të PDK-së dhe ish kryekuvendarit, Kadri Veseli. Sado e padrejtë ftesa për në Gjykatën Speciale për luftëtarët e UÇK, nuk mbetet tjetër, veçse e drejta për të treguar të vërtetën, për të drejtën e fituar me luftë nga një popull, që pa Ushtrinë Çlirimtare do të ishte ende i mohuar në të drejtën e tij! Solidarizohem me Kadri Veselin.
