Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot do të fillojë vizitat e tij në disa vende të Ballkanit, në kuadër të Procesit të Berlinit. Vizitat do të zhvillohen sot dhe nesër. Në agjendën e tij të vizitave, ai ka paraparë të vizitojë Kosovën, Bosnje-Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, me ç rast pritet të takojë krerët e këtyre shteteve. Disa ditë më parë, kryeministri, Edi Rama, gjatë qëndrimit në Ulqin kishte deklaruar se “Ballkani i Hapur” e ka kryer misionin për të cilin lindi, për të shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe se tashmë liderët e Ballkanit duhet të fokusohen në këtë nismë. Më 16 tetor të këtij viti, Shqipëria do të jetë nikoqire e samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …