Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot në Nju Jork kryeson Debatin e Hapur të Nivelit të Lartë të Këshillit të Sigurimit në OKB

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot në Nju Jork kryeson Debatin e Hapur të Nivelit të Lartë të Këshillit të Sigurimit në OKB

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot në Nju Jork kryeson Debatin e Hapur të Nivelit të Lartë të Këshillit të Sigurimit në OKB. Debatin e hapur, kryeministri Rama do e drejtojë në krah të sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizate,  Antonio Guterres, dhe kryetarit  amerikan, Xho Bajden. Gjatë ditës, Edi Rama do të takohet dhe me kryetarin  e Ukrainës,  Vladimir  Zelenski,  me të cilin pritet të   nënshkruajë dhe një deklaratë. Kryeministri i Shqipërisë, publikoi  një videomesazh nga Nju Jorku, ku bëri me dije se Shqipëria do të vërë theksin te nevoja për një veprim efektiv shumëpalësh, si metoda më e mirë, për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, sidomos të paqes e sigurisë. Të pranishëm në javën e nivelit të lartë të sesionit të 78-të të OKB, ishin edhe  ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili ka mbajtur dhe një fjalë në takimin e nivelit të lartë, ku theksoi se zhvillimi i qëndrueshëm është garancia më e fortë për një botë të karakterizuar nga paqja e stabiliteti. Kryetari, Begaj, ka zhvilluar një sërë takimet me personalitete të larta të shteteve apo qeverive në botë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …