Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u prit sot në një takim në Athinë nga kryetari i parlamentit grek, Constantine Tassoulas. Kryeministri Rama shprehu falënderimet për mikpritjen ndërsa u shpreh se është kënaqësi e veçantë që ndodhet sot në Athinë. Ai vlerësoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira dhe në përmirësim të vazhdueshëm. Dëshira e dyanshme për t’i forcuar këto marrëdhënie çdo ditë është shumë e madhe. Dhe baza e këtyre marrëdhënieve janë padyshim dy popujt tanë dhe urat e forta mes nesh janë qoftë me qytetarët grekë që jetojnë në Shqipëri dhe qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi”, tha Rama. Nga ana e tij, Tassoulas u shpreh se temë e bisedimeve do të jetë forcimi i marrëdhënieve duke pasur si urë të pakthyeshme minoritetin grek në Shqipëri dhe komunitetin shqiptar në Greqi. (ATSH)
Kontrolloni gjithashtu
Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia
Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …