Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi sot një takim pune me kryetarin e Shtetit, Bajram Begaj, me qëllim për ta informuar mbi çështjet kryesore, të qeverisjes gjatë këtij viti. Kryeministri Rama me këtë rast shpërndau foto nga takimi i zhvilluar në Presidencë, ndërsa theksoi se temë e bisedës ishin dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike. Takimi i fillimvitit e zhvillona me kryetarin e Shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike, ka shkruar Edi Rama, në një postim të tij. (ATSH)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …