Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, i cili ndodhet për një vizitë dyditore në Beograd, ka deklaruar se Spanja nuk ka ndërruar qëndrimin dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës Ai tha kështu pas takimit me kryetarin serb, Aleksandër Vuçiq. Sanchez do të vizitojë edhe katër vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Kosova është i vetmi vend në rajon që Sanchez nuk do ta vizitojë gjatë vizitës së tij në Ballkan. Spanja është një nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Gjatë një konferencë të përbashkët për media me Vuçiqin, ai tha se Spanjën dhe Serbinë i lidhë nevoja për të “respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe sovranitetin dhe integritetin territorial të dy vendeve” dhe se “Spanja do të jetë gjithmonë me Serbinë në respektimin e këtyre parimeve”.