Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe në nderim të dy dëshmorëve të demonstratave të vitit 1981, Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva. Në praninë e familjarëve dhe bashkëveprimtarëve, Kurti vendosi kurora me lule, te Pllakata e të rënëve, në Prishtinë. Akti i nderimit të të rënëve e shpreh vlerësimin e lartë për kontributin e të gjitha gjeneratave në luftë, përpjekje, dhe sakrificën për lirinë e Kosovës.
