leoni

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, kërkon mirëmbajtjen e masave anti-Covid në fuqi dhe respektimin e plotë të tyre

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, kërkon vazhdimin e masave anti-Covid në fuqi dhe respektimin e plotë të tyre

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe me drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka biseduar për situatën epidemiologjike kundër COVID-19. Pasi që vendi gjendet para një vale të re të shpërthimit të pandemisë COVID-19, u kërkua mirëmbajtja e masave në fuqi dhe respektimi i plotë i tyre. Ndërkohë që, institucionet shëndetësore janë duke punuar intensivisht për rritjen e kapaciteteve, sigurimin e barnave dhe rritjen e numrit të personelit mjekësor.  Nga shtabet komunale, policia, AVUK-u dhe Inspektoratet, u kërkua që të rrisin angazhimin për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19 dhe në të njëjtën kohë të bëjnë respektimin rigoroz të masave në fuqi. Po ashtu, nga të gjithë qytetarët u kërkua që të respektojnë distancën fizike, të përdorin  maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …