leoni

Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj bën homazhe varri i heroit të kombit, Luan Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj në 21 vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit, Luan Haradinaj, do të bëj homazhe te kompleksi memorial “Dëshmorët e Kombit në Gllogjan”. Luan Haradinaj, që ishte vëllai i kryeministrit Haradinaj, kishte rënë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro -shqiptar. Më 6 maj 1997 Luan Haradinaj, bashkë me të vëllain Ramush Haradinaj dhe grupin e përbërë nga Fehmi e Xhevë Lladrovci, Selim Krasniqi e Ramiz Lladrovci, Abedin Rexha e Ilaz Kodra, Rafet Rama e Gani Rama, Emrush Xhemajli dhe Ali Ahmeti, u nisën për në Kosovë. Kishin arritur sipër fshatit Larë, fshat ky që ndodhej afër Kushninit të Hasit, në vendin e quajtur “Qafa e Mullarit”, kur grupi bien në një pritë që kishte zënë ushtria jugosllave, në kufirin 179 shqiptaro-shqiptar. Haradinaj në këto homazhe që janë paraparë të mbahen prej orës 11:00, do të shoqërohet nga kryeparlamentari Kadri Veseli si dhe personalitete të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …