Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar me kryetarin e Kastriotit, Xhafer Gashi, me të cilin kanë diskutuar lidhur me ligjin për këtë qytet. Kreu i ekzekutivit deklaroi se do të punojnë me një dinamikë të përshpejtuar të implementimit të plotë të Ligjit për ketë qytet.“Për një dinamikë të përshpejtuar të implementimit të plotë të Ligjit për Obiliqin bashkëbiseduam sot me kryetarin Xhafer Gashi. Qytetarët e Obiliqit së shpejti do t’i gëzojnë përfitimet që sjell ky ligj, i cili do të ndikojë në përmirësimin e gjithëmbarshëm të mirëqenies dhe ngritjen e parametrave të ri buxhetor për këtë komunë”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …