Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e SBASHK-ut

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e SBASHK-ut

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur sot përfaqësuesit e SBASHK-ut, më të cilët ka biseduar për Ligjin për Pagat dhe është dakorduar për shqyrtimin e të gjitha kërkesave të mësimdhënësve nga ekspertet e fushës relevante. “Në takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut, të udhëhequr nga Rrahman Jashari, diskutuam hapur për Ligjin për Pagat, dhe u dakorduam për shqyrtimin e të gjitha mundësive, që kërkesat e arsimtarëve të trajtohen në koordinim me komisionin parlamentar, sindikatën si partnere dhe ekspertët e fushës. Duke qenë se arsimi është prioritet i Qeverisë, kemi punuar në vazhdimësi, që mësuesit dhe profesorët të jenë të vlerësuar dinjitetshëm”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …