Kryeministri Haradinaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, do të shfuqizoj pezullimin e vendimit për rritjen e pagave

Kryeministri Ramush Haradinaj i mbledh të gjithë zëvendësministrat, u kërkon angazhim maksimal

Me fillim nga ora 07:00 kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot i ka mbledhur të gjithë zëvendësministrat e kabinetit qeveritar, prej të cilëve ai ka kërkuar angazhim maksimal në mënyrë që ta përmbyllin vitin me sukses. Gjithashtu ai i ka pranuar raportet e punës nga secili zëvendësminister.

“Jemi në një periudhë që ka peshë për vendin dhe na duhet angazhimi i çdonjërit që punët e mëdha të përmbyllen. Mëngjesin e sotëm kam pritur në takim pune zëvendësministrat në Qeverinë e Republikës së Kosovës, për të diskutuar rreth angazhimit të tyre institucional. Nga raportet e pranuara nga zëvendësministrat për këta muaj shihen rezultate të matshme, dëshmi që secili ka rol dhe përgjegjësi në dikasteret përkatëse. Zëvendësministrat i ftova për angazhim maksimal, në mënyrë që këtë vit ta përmbyllim me sukses dhe të mos dështojmë në rrugëtimin tonë drejt familjes europiane”, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …