leoni

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot ministrin e Transportit të Malit të Zi, Osman Nurkovic

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur sot ministrin e Transportit të Malit të Zi, Osman Nurkovic

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim ministrin e Transportit të Malit të Zi, Osman Nurkovic, me të cilin ka biseduar për për projektet infrastrukturore në mes dy shteteve. Ai ka thenë se raportet ndërshtetërore Kosovë – Mali i Zi janë shembull i bashkëpunimit në rajon.

“Me Ministrin e Transportit dhe Çështjeve Detare të Malit të Zi, Osman Nurković, diskutuam për projektet infrastrukturore, duke përfshirë ndërtimin e tunelit Pejë-Rozhajë, gjetjen e mundësisë për heqjen e taksave për hyrje në Mal të Zi për qytetarët tanë, si dhe për ndihmën që Kosovës i duhet për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare të transportit. Shembulli i raporteve ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është modeli i duhur për të avancuar marrëdhëniet ndërshtetërore dhe për të vendosur bashkëpunim të ngushtë ndërmjet shteteve të rajonit tonë” ka shkruar Haradinaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …