Kryeministri Ramush Haradinaj, ka uruar të rinjtë e Kosovës, për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. Ai përmes një postimi ka thënë se të rinjtë e Kosovës sot më shumë se kurrë kanë mundësi të guxojnë, të kërkojnë e të ëndërrojnë. “Kosova është me fat që popullsinë e saj e ka të dominuar nga të rinjtë. Të rinjtë tanë sot më shumë se kurrë kanë mundësi të guxojnë, të kërkojnë e të ëndërrojnë. Ndonëse përballë kemi shumë sfida, Kosova është vend që ofron. Gjeneratat e reja, që janë shumë në numër e shumë ne ide, kanë krijuar modelin shembullor të të rinjve të arsimuar dhe energjik dhe që besojnë e promovojnë meritokraci dhe vlerë. Historikisht të rinjtë tanë ka kanë dalë në sfida dhe etapa të shtetndërtimit dhe tani Kosovës më shumë se kurrë i duhet kontributi i rinisë në fusha e procese të rëndësishme të vendit. Do të punojmë në vazhdimësi në bazë të politikave programore përkatëse që të krijojmë sa më shumë mundësi punësimi për ta. Kosovë, urime dita e rinisë”, ka shkruar kryeministri.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …