Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj shprehet optimist për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj shprehet optimist për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, u shpreh optimist për anëtarësimin e Kosovës në NATO. “Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me NATO-n. Këtë le ta dijë çdokush. Jemi në komunikim edhe me vende shumë të rëndësishme të NATO-s, si Amerika, Gjermania, Italia, Franca etj”. “Dje isha në KFOR, ishte një stërvitje e përbashkët “Shpata e Argjendtë 18/2”. 17 institucione të sigurisë së Kosovës ishin pjesë e kësaj stërvitjeje. Ne jemi në NATO. Mos keni dilema për këtë, mos u mërzitni. Të mos lodhet dikush me skepticizma”. Ai, gjithashtu, falënderoi NATO-n për punën që po bën për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend. Sa i përket ushtrisë, Haradinaj u shpreh i kënaqur me kalimin e tre ligjeve. “Procesi i mandatimit të ushtrisë nuk ka të bëjë me kompetenca të zgjeruara. Është mandat i ri për FSK-në. S’ka asgjë mangët se sa ndonjë ushtri tjetër”.

Kontrolloni gjithashtu

Veton Berisha mbështet Haxhiun, Duda Balje abstenon

Deputeti Veton Berisha votoi pro kandidaturës së Haxhiut, ndërsa deputetja Duda Balje nuk mori pjesë …