Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova dhe Katalonja nuk kanë asgjë të përbshkët dhe një analogji e tillë nuk ka kuptim. Ai foli për të përditshmen e Madridit, “El Pais”, duke shtuar se Kosova është një rast krejt ndryshe. Sipas kësaj gazete, Haradinaj me vendosmëri ka përsëritur se Kosova nuk do njoh pavarësinë e Katalonjës. Pavarësisht se kryetari spanjoll, Mariano Rajoy kishte deklaruar se do vendos veto ndaj deklaratës evropiane, ku do përfshihej edhe Kosova, e cila pritet të nënshkruhet në Samitin BE- Ballkani që do mbahet më 17 maj, në Sofje. Haradinaj mbështet regjimin kolonilist spanjoll, i cili në mënyrë kategorike injoron pavarësinë e Kosovës. Ai mendon se Samiti në Sofje , ai do jetë i hapur për çdo kontakt dhe se do të ishte nderë për të, po t’ i jepej mundësia të përshëndetej me z. Mariano Rajoy. (!)
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …