Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të mbajtur sot, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tha se për përkrahja financiare, grejs periudha e investimeve dhe rritja e pagave në sektorin publik, kanë qenë ndër kërkesat dhe shqetësimet kryesore të bizneseve gjatë vizitës që ka pasur së fundmi nëpër bizneset të Kosovës. Ndërsa, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, ka thënë se në këtë këshill do të adresohen prioritet për përmirësimin e ambientit të të bërit biznes në Kosovë. Pas përfundimit të fjalimit të parë të kryeministrit, Këshilli është duke mbajtur mbledhjen pa praninë e mediave.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …